Ish-minstri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me arrestimet e ish-zyrtarëve dhe ndërtuesve të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë.
Manjani shkruan me ironi se: “Gjeografia e arrestimeve për pasojat e tërmetit shpjegon shumë qartë moton “Fajin e ka Saliu”. Sipas tij, arrestimet duhej të nisnin nga bashkitë e Durrësit e Tiranës dhe jo Golemit e Farkës.
“Siç e parashikuam… Asnjë surprizë! Gjeografia e arrestimeve për pasojat e tërmetit shpjegon shumë qartë moton “Fajin e ka Saliu”. Shihni me vemendje! Arrestohen në Thumanë e Golem, por jo në Durrës.Sot arrestohen në Vorë, Kashar e Farkë por jo në Tiranë. Pra në bashkitë e Durrësit dhe Tiranës nuk ra tërmet…! Edhe për tërmetin e fundit, megjithse pas 7 viteve nga qeveria e Tij, prap Ai e ka fajin.”– shkruan ish ministri në Facebook./lajme.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...