Google ADS

Bulqizë, mjekët shpëtojnë fëmijën e tretë të familjes

20:08 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një tragjedi e rëndë ndodhi paraditen e së premtes në një familje në fshatin Gurrë të Bulqizës. Nëna 45 vjeçare Rajmonda Tola humbi jetën bashkë me dy të bijtë, vajza 22 vjeçare Rudina dhe Fatjoni djali 15 vjeç, të gjithë të helmuar.

Gruaja dhe tre fëmijët e saj jetonin në këtë banesë ndërsa bashkëshorti, Ylber Tola është emigrant në Greqi.

Në fillim u mendua se tragjedia ka ndodhur nga një rrjedhje gazi, por bombola ndodhej jashtë banesës. Dyshimet e tjera lidhen me ushqimin që kanë përdorur dhe për këtë arsye po bëhet analizimi. Ndërkohë që pasi banorët e fshatit të thellë lajmëruan spitalin në drejtim të banesës është nisur edhe ambulanca

Vajza tjetër 19 vjeçare e familjes Merita e cila u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë është jashtë rrezikut për jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme