Ulja e numrit të gjedhëve, si dhe rritja e çmimit të plehrave kimike bëri që në Shqipëri çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij të pësoi një rritje prej 18.2%.
Por kjo rritje çmimi nuk ka qenë menjëhershme, por brenda një harku kohor prej 8 muajsh çmimi i bulmetit ka ndryshuar tre herë. Sipas Përfaqësuesit të Shoqatës së Përpunuesve të Industrisë së Qumështit, lufta në Ukrainë ndryshoi tërësisht strukturën e tregut jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.
Donjaldo Hoxha: Konkretisht ne kemi një lëndë te parë që blihet nga fermerët me një çmim më të lartë. Njëkohësisht kemi çmimin e energjisë elektrike veçanërisht për ata operator që janë në treg të lirë të cilëve u është shtrenjtuar përsëri. Kemi çmimin e naftës që ndikon me shpërndarjen e produkteve. Kemi çmimin e gazit i cili nga data 1 Korrik në vitin 2022 i është shtuar akciza 6 lekë për litër që i përdorim tek kaldajat e përpunimit. Dhe njëkohësisht kemi rritje të lëndës së pare të plastikës.
Një kilogram djathë lope shqiptarëve sot u kushton 200 lekë më tepër për kilogram, para shpërthimit të luftës. Ky çmim vjen tek konsumatori si pasojë e rritjes së çmimit të ushqimit blegtoral.
Ilir Pilku, Ekspert Bujqësie: Rracioni ushqimorë që do 1 lopë që të prodhojë mesatarisht 25 litra qumësht lërkon afërsisht 1.600 lekë të reja ushqim në ditë.
Top Channel, ka siguruar listën e çmimeve të një prej kompanive që prodhon dhe tregton produktet e bulmetit. Aty shohim që çmimi i kosit ka pësuar një rritje prej 35%. Ndërsa çmimi i gjalpit nga muaji korrik në muajin gusht, për konsumatorët kushton 30 lekë me tepër. Për të frenuar këtë ngritje çmimesh, është e nevojshme që të mbështet njerëzit që mbarështojnë bagëtinë.
Donjaldo Hoxha: Nëse ne nuk do të kemi ndërhyrja nga ana e qeverisë për të bërë të mundur ulejn e e kostove të blegtorëve dhe njëkohësisht subvecionin gjithashtu të kemi dhe tvsh-në 6% për sektorin e përpunimit të qumështit situata do të vazhdojë duke u vështirësuar dhe do të jetë në rrezik konkret nga produktet e importit e cila do të na çojë në një faliment të sigurt. ”
edhe pse qumështi po shitet 20 lekë më tepër nga fermerët tek përpunuesit.
Ilir Pilku: Të themi të vërtetën qumështi po shitet nga vlerat 68-84 lekë e cila varet me faturën tatimore.
Fitimi për fermerët mbetet i njëjtë me atë të kohë para lufte, ndërsa për konsumatorët bulmeti kushton më tepër./tch/
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...