Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE kanë dhënë shefat e diplomacive të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, i Greqisë Nikos Dendias, i Rumanisë Ramona Manesku dhe i Kroacisë, Gordan Gërliq në takimin e mbajtur në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Jemi të bindur se do të jemi më të sigurt, më të prosperuar dhe më të pasur, vetëm nëse të gjithë fqinjët tanë bëhen anëtarë të BE-së”, ka thënë në takim shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva.
Ajo ka theksuar se ashtu si Greqia iu ka ndihmuar Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë në procesin e eurointegrimit, tani është koha që ata bashkë t’i mbështesin edhe shtetet e tjera në rajon që të bëhen pjesë e BE-së.
“Bullgaria nënshkroi Marrëveshje të Miqësisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ajo duhet të zbatohet. Shqipëria, duhet ta përmirësojë legjislacionin dhe ta harmonizojë me atë evropian. Bullgaria e mbështet fillimin e negociatave për anëtarësim me të dyja vendet”, ka theksuar Zaharieva, shkruan ksp.
Ministri grek i Punëve të Jashtme Dendias ka theksuar se Greqia del nga kriza dhjetëvjeçare gjatë së cilës ishte drejtuar drejtë vetes, por tani përsëri do të angazhohet në planin e jashtëm të Ballkanit dhe me temat evropiane.
“I mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Dendias.
Shefi i diplomacisë rumune Manesku ishte angazhuar që Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia të vazhdojnë që t’i koordinojnë aktivitetet rreth politikës së zgjerimit të BE-së.
“Duhet t’i mbështesim fqinjët tanë dhe ta vazhdojmë angazhimin me të cilin Bullgaria e udhëhiqte atë proces gjatë kryesimit të tij me BE-në. Ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë gabim i madh dhe vlerësoj se ka ardhur koha që të dyja vendet të marrin sinjal pozitiv”, ka thënë Manesku.
Edhe ministri kroat i Punëve të Jashtme Gordan Gërliq – Radman e ka mbështetur fillimin e negociatave për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën, ndërsa është angazhuar edhe për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...