Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, inauguroi hapjen e segmentit të dytë të bulevardit të ri të Tiranës, që tashmë lidhet me rrugët në lindje dhe perëndim të kryeqytetit, duke ndihmuar qarkullimin për banorët e Bregut të Lumit.
I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryeministri Rama, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi shpejtësinë dhe cilësinë e punimeve.
“Sikur ky Bulevard të ndërtohej me ritmin që u fillua 4 vite më parë, do të duheshin 60 vite të arrihej këtu ku ka arritur Veliaj. Në të gjithë zonën e lumit kemi një park që i shtohet përmasës së gjelbër të Tiranës”, tha ai.
Më tej kryeministri Rama uroi që në këtë zonë të ngrihen sa më shumë kulla të reja. Debatin për këto të fundit ai e quajti “debat idiot” pasi sipas Ramës bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme nga të gjitha aspektet.
“Me vlerë është dhënia e lejeve të ndërtimit për bllokun e ri që parashikon projekti. Kostoja e ndërtimeve në Tiranë e lartë. Sepse shpronësimet një zë zë rëndësishme në shpenzimet tona. Sot po hedhim një hap të rëndësishëm, u shpreh Rama.
Veliaj: Betejën e kemi me kohën, jo me kundërshtarin.
Më herët gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se falë investimeve në këtë zonë ky është viti i tretë pa përmbytje në Bregun e Lumit në Tiranë, ku janë sistemuar 8.3 km të Lumit të Tiranës.
Përsa i përket Bulevardit të Ri, Veliaj tha se po themelohet lagjia e parë ku e gjithë infrastruktura mendohet paraprakisht. Sipas kryebashkiakut kjo zonë pritet të strehojë rreth 100 mije persona deri në fund të vitit 2050.
“Betejën më të madhe nuk e kemi me kundërshtarin, por me humbjen e kohës”, tha Veliaj. Me sytë nga zgjedhjet e ardhshme, ai kërkoi që të kryeqyteti të mos pësojë me “lemza 4-vjeçare si ajo e vitit 2011, ku Tirana humbi shumë kohë”, nënvizoi ai./T.Ch
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...