I pyetur për ngjarjen e Bularatit, Mitsotakis ka thënë se disa nga deklaratat e bëra nga udhëheqja e Shqipërisë pas kësaj ngjarjeje tragjike nuk ishin konstruktive: “Mund t’ju them se ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Dhe do doja ta komentoja këtë. Kam përshtypjen se lideri shqiptar u përpoq të përdorte këtë incident tragjik për të përforcuar imazhin e tij brenda vendit. Kjo qasje nuk është konstruktive”.
Shqipëria që kërkon anëtarësimin në BE duhet të tregojë respekt për minoritetin grek, ka thënë gjithashtu Mitsotakis.
“Shqipëria duhet të pajtohet plotësisht me rregullat evropiane për të drejtat e pakicave dhe duhet të bëjë përparim të konsiderueshëm në këtë aspekt. Ka ende çështje të pazgjidhura midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ne do të përpiqemi t’i zgjidhim ato, gjithmonë në frymën e mirë të bashkëpunimit”, u shpreh Mitsotakis.
Sipas liderit të Demokracisë së Re, retorikat provokuese që i drejtohen audiencës brenda vendit nuk janë aspak të dobishme, sidomos kur ka përpjekje për të zgjidhur çështjet komplekse, transmeton top channel.
“Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe unë do të vazhdoj të njëjtën politikë nëse do të jem kryeministër”, ka deklaruar lideri i konservatorëve grekë, Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për televizionin e Serbisë, gjatë vizitës së tij në Beograd.
“Do të jem shumë i qartë. Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Dhe unë me siguri nuk kam ndërmend ta bëj këtë nëse do të zgjidhem kryeministër. Nga ana tjetër, mbështesim plotësisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Mitsotakis.
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...