Presidenti në ikje, Bujar Nishani deklaroi se nuk ka asnjë qëllim për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.
Ai shtoi se nuk ka asnjë platformë apo ide për të pretenduar diçka të tillë, pavarësisht se është investuar në politikë. Në këtë mënyrë Nishani i dha fund edhe fjalëve se mund të ishte kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike.
Nishani përjashtoi edhe mundësinë e krijimit të një partie politike.
“Unë jam investuar në politikë, por nuk kam asnjë platformë, asnjë ide, asnjë qëllim për t’u kthyer kryetar partie apo për t’u bërë kryetar partie apo për të krijuar një parti politike”, u shpreh Nishani në emisionin “Përballë”.
Edhe sikur Bujar Nishani të kishte synim karrigen e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, praktikisht do të ishte e pamundur, pasi ky i fundit e ka caktuar datën e zgjedhjeve për kryetar më 22 korrik, ndërsa Nishani largohet nga Presidenca më 24 korrik.
Bujar Nishani nuk mund të kandidojë për kryetar partie për sa kohë që mban postin e kreut të shtetit, pavarësisht se vetëm dy ditë e ndajnë nga zgjedhjet në PD.
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë