“Që prej 2017 vendin e futën në një regjim anarkie.”
Kështu shkruan përmes një postimi në facebook, ish-presidenti Bujar Nishani.
“Të nderuar miq, që prej vitit 2015 e në vijim kemi qenë çdo ditë të alarmuar dhe në betejë me skandale të rënda jo vetëm të aspektit korruptiv dhe vjedhjeve shtetërore të papara më parë por edhe të një platforme të shkatërrimit të çdo institucioni (dhe ashtu me dobësi që kishin qenë), të degradimit të shoqërisë sonë (dhe ashtu problematike siç kish qenë), të rrëzimit total të shtetit tonë (dhe ashtu i sulmuar vijimësisht siç kish qenë).” -shkruan Nishani, ndërsa shton se që prej 2017 vendin e futën në një rregjim anarkie.
“Tashmë pamë edhe se si një vendim të gjykuar gjykate, me kërkesë direkte e publike të kryepushtetarit, ta rigjykojë, rigjykojë, rigjykojë e rigjykojë sa herë ti teket “bablokut të shpellës”, e njëjta gjykatë, pa u nxirë e pa u zverdhur për kushtetutën, kodin, ligjin, shtetin, moralin.
Po, është një dhimbje therëse për të gjithë ne asgjesimi i shtetit që patëm (ashtu me shumë probleme siç i kishte).
Por banda e gangsterrëve kërkon të asgjesojë tani dhe atë që ka mbetur më e fundit.
Vetëdijen tonë !
Vetëdijen për të mos u dorëzuar,
Vetëdijen për të rezistuar,
Vetëdijen për të luftuar,
Vetëdijen për tu bashkuar,
Vetëdijen për ta mundur të keqen,
Vetëdijen për të injoruar (por jo harruar) korin e sorrave përqark të drobiturit shtet i mbetur,
Vetëdijen për të fituar një nisje të re për të gjithë,
Për të gjitha ata që besojnë me vetëdije tek e mira “që megjithatë ekziston”.”- përfundon Nishani postimin e tij.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe