Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vijuar turin kombëtar për mbledhjen e firmave për rindërtimine Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.
Ndalesa e rradhës ishte në qytetin e Pogradecit, ku peticioni u firmos nga qindra qytetarë, përpara qendrës kulturore ”Lasgush Poradeci”.
Në fjalën e tij, regjisori Robert Budina tha se për tu shembur Teatri Kombëtar u përdor alibia se ishte i vjetër dhe se artistët ishin të varfër. Kjo sipas tij, që pushteti të ngrejë kulla në tokë publike.
Robert Budina: ”Qeveria donte ta shembte me ligje antikushtetuese. Ju e dini çfarë ka ndodhur me Teatrin Kombëtar. Sepse me Teatrin e Kombëtar për ta shembur u përdor alibia se është i vjetër dhe artistët janë të varfër dhe duhet tu japim një godinë të re. Për të mbërritur këtë qëllim, aprovuan një ligj që ishte kundër kushtetutës. Me qëllim që të vidhinin pronën publike, të mbillnin aty kullat e drogës dhe mbi të gjitha në 2 vite e 3 muaj rezistencë, të shkatërronin tempullin e rezistencës, për të lënë tempullin e tyre të korrupsionit.”
Budina u shpreh se me shembjen e Teatrit Kombëtar, ra përfundimisht sistemi i drejtësisë.
Robert Budina: ”Me shembjen e Teatrit Kombëtar, ra përfundimisht edhe sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Kemi dy vjet që kemi kallëzuar ligjin special, kemi bërë kallëzime për mënyrën se si janë bërë procedurat, nuk ka ndodhur asgjë. Mbasi na rrëzuan ne që mbrojtëm një tokë publike, ju duhet ta prisni pushtetin në shtëpitë tuaja. Ne kemi dalë për t’i thënë këtij pushteti qytet më qytet, që kultura nuk është vetëm e artistëve, që kultura nuk është vetëm luks, që kultura sjell qytetari dhe sjell një mënyrë të të bërit politikë ndryshe. Ndaj ne kemi ardhur t’ju sensibilizojmë që ta rikthejmë teatrin aty si ndryshimin përfundimtar i këtij tranzicioni të gjatë në Shqipëri.”
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...