Banka e Shqipërisë bën të ditur se standardet e kreditimit për biznesin e madh në vend u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit.
Në raportin mbi rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues Banka Qendrore shpjegon se faktorët kryesore që ndikuan në shtrëngimin e standardeve për kredinë dhënë bizneseve vijojnë të mbeten ato që lidhen me problemet specifike të sektorit, kreditë me probleme, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike dhe mjaftueshmëria e kapitalit.
Sipas BSH-së, politika shtrënguese e bankave ndaj kredive për biznese u zbatua kryesisht, nëpërmjet rritjes se kërkesave për kolateral dhe disi më pak nga kufizimi i madhësisë së kredisë. Tendenca e shtrëngimit të standardeve pritet të vazhdojë edhe për tremujorin e dytë të vitit.
Kërkesa për kredi në tremujorin e parë të vitit 2017 u raportua në rritje si për bizneset, ashtu edhe për individët. Por sa i takon kërkesës së bizneseve, ajo ka shfaqur një zgjerim të lehtë, kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme./Arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...