Banka e Shqipërisë synon të ulje peshën e monedhës euros në bilancet e bankave, si në krahun e aktiveve, ashtu edhe në atë të pasiveve, përmes një pakete masash që pritet të miratojë së shpejti.
Ekspertë bankar shprehen, se Banka e Shqipërisë e konsideron problematik nivelin e lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare. Përdorimi i gjerë i euros dëmton efikasitetin e politikës së Autoritetit Monetar Kombëtar dhe rrit rreziqet e lidhura me ekspozimin ndaj kursit të këmbimit, për të gjithë ekonominë dhe më specifikisht për sistemin financiar.
BSH ka shpallur publikisht qëllimin për të hartuar një plan masash për uljen e përdorimit të euros në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare. Por, nga ana tjetër, de-euroizimi nuk mund të jetë vetëm një objektiv për sistemin financiar, për sa kohë që përdorimi i monedhës evropiane nga publiku mbetet i gjerë.
Sipas eksperteve, edhe autoritetet e tjera të vendit mund të identifikojnë dhe të ndërmarrin masa që nxisin agjentët ekonomikë të rrisin shkallën e përdorimit të monedhës vendase në transaksionet e tyre.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...