Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se turistët britanik kanë çelur sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit, ku vetëm sot kanë arritur në Shqipëri 50 turist britanik.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti rreth 20 mijë turist britanik kanë vizituar Shqipërinë, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë i Ramës:
Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit
Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format
Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë./Arbresh.info
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...