Shqiptarët po kthehen nga Britania. Më shumë se 40 shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britani me varkë, janë kthyer në vendin e tyre pasi janë dëbuar nga Britania e Madhe.
Një avion u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza, me 32 persona të cilët ishin dënuar me një total prej 89 vitesh burg për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu në aeroplan ishin gjashtë azilkërkues dhe katër shkelës që kishin mbërritur më parë në Britani ilegalisht. Tre nga emigrantët kishin mbërritur fillimisht në këtë vend me një varkë të vogël nga Franca veriore. Ata u shoqëruan nga oficerët britanikë të emigracionit dhe në aeroport u pritën nga policia shqiptare. Ky është fluturimi i katërt në pak më shumë se një muaj që deporton shqiptarë drejt Shqipërisë.
Në 13 Dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe. Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i sigurt dhe se shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova për këtë.
Largimet shënojnë një hap në përpjekjet e ministrave për të larguar më shumë shqiptarë pasi kryeministri Rishi Sunak u zotua të largonte mijëra muajt e ardhshëm. Ai zbuloi një plan me pesë pika për të trajtuar krizën në Kanalin e La Manshit javën e kaluar.
Më shumë se 13,000 shqiptarë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla që nga fillimi i vitit. Ata tani përbëjnë numrin më të madh. Një qendër e re, e unifikuar komanduese me oficerë nga Franca dhe Britania janë vendosur në Kanalin e La Manshit për të ndalur emigracionin e paligjshëm./Klan News
70 të vdekur në aksidentet gjatë periudhës Janar-Shtator, 39...
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban