Në listën me 37 personat më të kërkuar në Britaninë e Madhe, ndodhen edhe tre shtetas shqiptarë.
Policia britanike i bën thirrje publikut të japë informacione që lidhen me një numër të lartë individësh, shumica prej të cilëve janë të lidhur me krime të dhunshme, si grabitje në rrugë me forcë, vjedhje me anë të thyerjes së ndërtesave dhe një sërë veprash të tjera. Por, cilët janë tre shqiptarët më të kërkuar nga policia britanike?
Bledar Zefi
28-vjeçari kërkohet në lidhje me një numër të lartë vjedhjesh në Londër, ndërmjet marsit 2016 dhe janarit 2018. Deri më tani, të paktën 6 vjedhje përmbajnë autorësinë e tij, përkatësisht më 25 mars 2016, 12 shtator 2017, 26 shtator 2017, më 1 dhjetor 2017, më 30 dhjetor 2017 si dhe më 11 janar 2018.
Marjo Marku
30 vjeçari kërkohet pasi është përfshirë në të paktën 4 vjedhje në ndërtesa banimi, ku janë marrë para dhe stoli të çmuara. Vjedhjet e tij datojnë nga 22 shkurti 2017, duke vijuar më 1 mars dhe më 2 korrik të po atij viti dhe më 10 janar të vitit 2018.
Anton Krasniqi
38 vjeçari kërkohet në lidhje me dy vjedhje përkatësisht më 25 maj 2015 dhe 20 gusht 2016, në në Woodhall Drive, Dulwich si dhe një vjedhje në Allison Grove, Dulwich, më 23 shtator 2017. Ai kërkohet gjithashtu në lidhje me një vjedhje në fshatin Dulwich më 15 tetor 2017.
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...