Google ADS

Bresheri plumbash drejt “BMW-së”, kush është ish-polici që u qëllua për vdekje në Tiranë

23:39 | 27 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e të martës.

Një person i identifikuar si Santijago Malko 26-vjec është qëlluar me armë zjarr teksa ecte me makinë ne rrugen “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake viktima ka qenë një ish-punonjës policie.

Tirane
Njoftim paraprak

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme