Persona të armatosur qëllojnë me breshëri automatiku në drejtim të një banese në Manzë të Durrësit, duke terrorizuar familjarët të cilët ishin në gjumë.
Pak pas mesnatës së lënë pas, rreth orës 00:35, në fshatin Shkallë, Manzë, të Durrësit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 39- vjeçarit E.T.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz. Të njoftuar për ç’ka ndodhi nga i zoti i shtëpisë, i cili telefonoi policinë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja. Burime nga policia thanë se 39- vjeçari nuk rezulton me precedentë penalë dhe as natyrë problematike, duke e bërë të vështirë vijimin e hetimeve.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve si dhe për zbulimin e konflikteve të mundshme që 39-vjeçari mund të ketë patur. Më datë 27.04.2017, rreth orës 00:35, në fshatin Shkallë, Manëz, Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E.T. 39 vjeç.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...