Për herë të parë, mbrëmjen e sotme, në emisionin “Open” u bë e ditur se ngjarja në ish-Bllok nuk ka ndodhur në një lokal, por në një dyqan parfumerie.
Një person mbeti i vdekur, ndërsa dy të tjerë u plagosën në ngjarjen në ish-Bllok, e cila ka ndodhur në një dyqan parfumerish.
Në emisionin “Open” u publikuan pamje nga dyqani ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Vasili ka zbuluar se në momentin e atentatit viktimës në xhep i janë gjetur dy medikamente, të cilat i merrte pas ekzaminimit me tumor dhe bëhet e ditur se i kishin mbetur pak muaj jetë.
“Në xhupin e viktimës janë gjetur dy medikamente. Thuhet se medikamentet ishin pjesë e kurës që merrte pasi ishte diagnostikuar me tumor. Sipas mjekëve që e kanë ndjekur thuhej se ai kishte vetëm pak muaj jetë dhe dyshohet se gjendja e tij e çekuilibruar ishte për shkak të ilaçeve”.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...