Google ADS

Brenda 24 orëve në Shqipëri kanë hyrë 25 mijë persona nga Kosova

08:54 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Rreth 25 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në fundjavë në Shqipëri, ku destinacioni i tyre ka qenë bregdeti i Shqipërisë.

Nga të dhënat e Policisë Kufitare, bëhet e ditur se numri më i lartë i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit kanë qenë nga Kosova, por ka pasur edhe nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Sipas të dhënave të Policisë së Kufirit në Morin të Kukësit, në 24 orët e ditës së diel kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri më shumë se 25 mijë persona me rreth 6 mijë automjete, prej tyre 19 mijë persona kanë hyrë gjatë orëve të para të ditës.

Për të përballuar situatën dhe evituar krijimin e radhëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, Policia Kufitare ka punuar me 8 sportele për të përpunuar sa më shpejt dokumentacionin e personave dhe automjeteve, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit.

Edhe pse fluksi i qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë, shtimi i sporteleve dhe procedura e përshpejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme