Rajoni juglindor i Shqipërisë ditët e fundit nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet.
Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 tërmet me intensitet të ulët, por që ka shkaktuar panik tek banorët.
Tërmeti i fundit me magnitudë 2 ballë ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në fshatin Nikolicë të Devollit, me një thellësi 1.7 kilometra. Sapo kishte kaluar mesnata, një tjetër tërmet me intensitet më të ulët ra përsëri në fshatin Nikolicë.
Lëkundjet e tjera që arrijnë deri në 3.2 ballë e kanë pasur epiqendrën kryesisht në zona të Devollit si Miras, Nikolicë dhe Ziçisht, por edhe në Korçë si në Bezhan apo Libohovë.
Mëngjesin e të premtes, një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi juglindjen, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Prefekti i qytetit juglindor, Dhori Spirollari ka deklaruar se janë thelluar dëmet konkretisht në gjashtë banesa në Qafzezë dhe në katër të tjera në Vidohovë.
Prefekti i Korçës u ka bërë thirrje bashkive që t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë. /Ora News/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...