Bregu: Ngrirja e Bashës në detyrë nuk është as akt juridik dhe as politik

22:51 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-ministrja nga radhët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Malinda Bregu ka komentuar edhe vendimin e Lulzim Bashës për “ngrirje” të detyrës së tij deri në zgjedhjet e radhës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bregu thotë ngrirja e tij në detyrë nuk është as akt juridik dhe as politik.

Ja postimi i saj:

Folen Shqiptaret me 25 Qershor!

Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!

Lulzim Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!

E para, “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!

I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!

I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per “te mbyllur” rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!

I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!

Ai Njesh-i , ne Isha-t!

Ai I dlire, ne mekatare!

Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!

Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!

Por prej sot,duhet t’i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!

Give me a break Lul! In defeat, defiance!

Ne humbje, mosbindje!

Nuk perpjestohet humbja!

A do gjesh ndonje dite kurajo t’i thuash vetes te verteta para pasqyres?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme