Bregdeti i Kunes në Shëngjin drejt shkatërrimit, prefekti: Indentifikoni shkaktarët e ndotjes

20:16 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Ndotja e plazhit të Kunes në Shëngjin ka dëmtuar turizmin në këtë zonë. Nga vitit në vit për këtë shkak pushuesit e kanë braktisur, lagunën dhe plazhin për pasojë u mbyllën dhe bizneset.

Teksa sezoni turistik është në nisje Prefekti i Lezhës Gjok Jaku ka thirrur në një takim përfaqësuesi e pushtetit vendor dhe ekspertë të cilëve ju kërkoi që të zgjidhin këtë problematikë që mban turistët larg duke nisur nga indentifikimi i shkaktarëve të ndotjes.

E për këtë neglizhencë i ka tërhequr vëmendje dhe ministrisë që ka në vrasësi lagunat.

“Duket se ka një problem me gjendjen e lagunave për shkak të ndotjes dhe bojkotimit të pushuesve. Jemi përballur me mungesë të kopetencës së strukturave të mjedisit. Dhe së dyti me mungesë bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë. Kjo ka sjellë bojkotimin e pushuesve”, është shprehur prefekti.

I ashpër me strukturat qendrore ishte dhe Kreu i Bashkisë, Pjerin Ndreu.

“Lezha është një zonë turistike, por nuk ka marrë vlerësimet që duhet pothuajse nga asnjë strukturë qeveritare, fare dhe ka qasje periferike për Lezhën. Në zonën e Kunes po e çojmë plazhin si në Patos. Shumë shpejt do të jemi para fenomenit të Patokut. Na duhet një projekt për skaliera s’ia kam dëgjuar asnjë ministrie. E para që duhet bërë të shtohet sasia e ujit. Drini duhet të ketë rrjedhje më shumë. Kjo është një dhimbje koke për Lezhën është lumi më i ndotur në botë. Është bërë maskaradë me derdhje e ujërave të zeza. Me fjalë janë bërë shumë. Duhet të ndërhyhet”, ka thënë Ndreu.

Ekspertë e dhanë një përgjigje paraprake se nga duhet filluar që uji i plazhit të Kunes të pastrohet.

“Të rivitalizohet Drin për tu përmirësuar jeta në Lezhë dhe kompleksi lagunor. Treguesesi janë krahas mbetjeve të gurta dhe ndotja e ujërave. Futja në një projekt pilot për disiplinim e erozionit detar kjo pasuri do t’i kthehet Lezhës,” ka thënë Zef Ymeraj Ekspert mjedisi.

Në takim mori pjesë dhe zv. Ministra e Brendshme Romina Kuko, e cila ju kërkoi që të hartojnë një raport për situatën që më pas të ndërhyhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme