Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se mund të në përfshijë një tjetër valë koronavirusi nëse nuk respektohen masat e marra. I ftuar në emisionin “Radar” në ABC, Brataj foli edhe për efektet anësore që kanë pasur vaksinat në vendin tonë. Ai tha se pranë qendrave të vaksimit është lënë një formular, por deri më tani nuk është raportuar asnjë rast me efekte të rënda.
“Është krijuar komiteti i menaxhimit dhe verifikimit të vaksinës dhe ekipet që janë pranë qendrave të vaksinimit janë skedat e raportimit të efekteve anësore dhe ne te 127 dhe 0800 kemi lëne një formular, por deri më tani që janë bërë rreth 59 mijë vaksina ka pasur efekte anësore por jo të formës së rëndë.
Problemi është se dozat e AstraZenecas dhe Pfizerit janë planifikuar dhe për dozën e dytë, në dispozicion do të jenë të katër vaksinat dhe kategoritë nuk zgjidhen me vaksina por sipas planit të vaksinës pavarësisht se çfarë vaksine është gjendja. Nuk duhet të krijohet diferenca mes përdorimit të vaksinave, pasi e mira është që të bëhet vaksinimi dhe do të kryhen dozat që janë më shumë 1 mln e 200 mijë vaksina kemi nga Covax, 500 mijë nga Pfizer. Në një periudhë zgjedhjesh dhe nëse nuk respektojmë masat patjetër që mund të kemi dhe një rritje të shifrave dhe një valë të tretë,”– tha Brataj.
Deri më tani janë vaksinuar 62 mijë e 248 persona, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dje erdhën edhe 192 mijë doza nga 1.2 milionë vaksina kineze që kryeministri Edi Rama tha se ka siguruar në Turqi.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?