Mjeku i njohur Skënder Brataj thotë se maskat nuk e rrisin rrezikun e intoksikimit nga dioksidi i karbonit. Ai ka publikuar një studim të një shoqate amerikane sipas të cilit maskat nuk e bllokojnë dioksidin e karbonit dhe për këtë arsye nuk çojnë në ekspozim të tepërt ndaj CO2.
Brataj shprehet se ideja që maskat janë toksike dhe dëmtojnë mushkëritë është lajm i rremë që ka qarkulluar gjatë këtyre muajve edhe pse është përgënjeshtruar disa herë nga autoritetet shëndetësore.
“Maskat nuk u shkaktojnë dëm, madje as atyre me BPCO(broncopneumoni obstruktive). Një studim i botuar në revistën e Shoqatës “American Thoracic Society” tregon se maskat nuk bllokojnë dioksidin e karbonit dhe për këtë arsye nuk çojnë në ekspozim të tepërt ndaj CO2, siç raportohet nga disa fake news!
Maskat nuk janë toksike dhe nuk bllokojnë dioksidin e karbonit (CO2), prandaj ato nuk shkaktojnë ndonjë ekspozim të tepërt të kësaj substance. Një studim i botuar në Annals of the American Thoracic Society sapo ka hedhur poshtë disa fake news që qarkullojnë mbi këtë temë, jo të bazuara në prova shkencore. Sot shkencëtarët janë përqendruar në veçanti tek ata persona me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (BPCO), duke treguar se edhe njerëzit me këtë sëmundje mund dhe duhet të mbajnë maskën kirurgjikale.
Ideja që maskat janë toksike dhe dëmtojnë mushkëritë dhe sistemin imunitar është një lajm i rremë që ka qarkulluar gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie dhe është përgënjeshtruar disa herë nga autoritetet shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Informohuni mbi keqkuptimet më të zakonshme, të tilla si hipoteza se mbajtja e një maske mund të shkaktojë helmim nga CO2, dobëson sistemin imunitar, ose ul oksigjenimin.
Në veçanti, në lidhje me dioksidin e karbonit, ekspertët shpjegojnë se “molekulat e CO2 janë të vogla, shumë më të vogla se spërklat që përmbajnë koronavirus për të cilat maskat janë krijuar për ti ndaluar. Ato nuk mund të bllokohen nga një material transparent i një gazi si CO2 ose O2”. Ekspozimi i tepërt ndaj kësaj substance do të ndodhte vetëm nëse maska do të ishte aq hermetike sa të mbante ajrin e nxjerrë, por asnjë maskë nuk i ka këto veti, pasi do të çonte në arrest respirator. Për më tepër, maskat nuk e kufizojnë sasinë e oksigjenit të thithur, por ndjenja e shqetësimit gjatë përdorimit të maskës lidhet me mekanizmat e tjerë neurologjikë dhe psikologjikë.
Studiuesit nga Spitali Jackson Memorial në Miami dhe Universiteti i Miamit kanë studiuar efektet e mbajtjes së maskave kirurgjikale tek njerëzit me BPCO. Në veçanti, ata vlerësuan çdo anomali në shkëmbimin e gazit të O2 dhe CO2. Funksioni kryesor i sistemit të frymëmarrjes, në fakt, është thithja e oksigjenit dhe eleminimi i CO2. Autorët përfshinë 15 të rinj (mjekë të stafit) pa probleme të frymëmarrjes dhe 15 pacientë me BPCO prej rreth 70 vjetësh. Studiuesit matën shkëmbimin e dioksidit të karbonit dhe saturimin e oksigjenit para dhe pas përdorimit të maskës në qetësi dhe gjatë të ashtuquajturës provë gjashtë minuta ecje.
Studiuesit në provën e përdorimit të maskës në qetësi, nuk vunë re asnjë ndryshim, ndërsa gjatë provës së ecjes njerëzit me BPCO treguan një ulje shumë të vogël oksigjenimi, ashtu siç pritej. Lajmi i mirë është se edhe në pacientët me insuficiencë pulmonare nuk ka ndryshime të rëndësishme në shkëmbimin midis O2 dhe CO2. Ndjenja e mungesës së ajrit nga maska pse krijohet?
Pse na shqetëson maska dhe duket se marrim frymë më pak? “Dispnea – ndjesia e mungesës së ajrit që shoqëron përdorimin e maskës”, shpjegoi Michael Campos, bashkautor i studimit, “nuk është sinonim i ndryshimeve në shkëmbimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit”. Në përgjithësi nuk ka mungesë të oksigjenit dhe CO2 nuk rritet. “Vështirësia e përjetuar nga përdorimi i maskës kirurgjikale”, shkruajnë autorët në revistë, “ka qenë e shoqëruar me reagime neurologjike, të tilla si rritja e impulseve që vijnë nga zona termosensitive e fytyrës e mbuluar nga maska, ose nga rritja e temperaturës së ajrit të thithur. Ajo mund të lidhet me manifestime psikologjike, të tilla si ankthi, klaustrofobia ose përgjigjet emocionale ndaj perceptimit të vështirësisë në frymëmarrje ”.
“Ndoshta – shton Campos – dispnea ndodh për shkak të kufizimit të hyrjes së ajrit me maskë të vendosur, veçanërisht kur ka nevojë për ventilim më të madh gjatë ushtrimeve fizike”. Ajo që mund të jetë e bezdisshme, veçanërisht nëse maska është e ngushtë, është perceptimi i zvogëlimit të ajrit që thithim, veçanërisht kur ngjitemi nëpër shkallë ose kur bëjmë sporte. Në këtë rast, nëse distanca ndër personale e lejon, ne mund ta heqim maskën”, shkruan Brataj./abcnews.al/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A