Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet ndaj pesë burrave pasi kanë braktisur fëmijët e tyre në vendet e BE-së.
Gjatë 10 ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, janë konstatuar 5 raste të veprës penale ‘braktisja e fëmijëve të mitur’, në vendet e BE-së me qëllim përfitimi azil social, ku edhe kanë nisur procedimet penale për pesë persona:
L. P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier.
A. H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar,Vlorë.
P. C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.
D. GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë.
B. K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtërmen,Elbasan.
Shtetasit e lartëpërmëndur kanë dalë nga PKK Vlorë së bashku me fëmijët e tyre të mitur në drejtim të shtetit Italian dhe janë kthyer pa fëmijët përkatës të secilit.
Nga pala Italiane dhe ajo Franceze është bërë njoftim pranë Struktuarve Policore të DVKM Vlorë se fëmijët e këtyre shtetasve kanë kërkuar Azil Social pikërisht në këto vende.
Lidhur me këto raste Policia Kufitare ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...