Zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se zjarret në Shqipëri nuk janë prej ndryshimit të klimës, por të qëllimshme si krime ordinere dhe krime politike.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, numri 2 i qeverisë deklaron se këto zjarre janë të qëllimshme nisur nga nevoja banale për kullota, apo troje ndërtimi.
Braçe thekson se zjarret janë të qëllimshme edhe si krime politike me zjarr, si formë e materializimit të politikës së imponimit të destabilizimit me zjarr e tokën e djegur, njohur, jetuar, provuar/faktuar publikisht në këtë vend e që në dimër rrëzon shtyllat e transmetimit të energjisë e në verë i vë zjarrin çdo fije bari e çdo gjethe peme kudo, në pyje e parqe.
Ai shprehet se këto qëllime duhen përvëluar me hetim, gjykim dhe ndëshkim e në rast se kjo nuk ndodh, sipas tij, zjarrvënia bëhet kulturë.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...