Braçe tregon për herë të parë arsyen se pse rrëzoi karrigen ditën e fundit si zv.kryeministër

00:46 | 9 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka rrëfyer këtë mbrëmje arsyen përse rrëzoi karrigen e zyrës së tij në ditën e fundit të postit që ai mbante.

Deputeti socialist tha në “Më lër të flas” se ishte rrëzuar një karrige dhe kishte nisur një punë tjetër të gjithën në terren.

Sipas tij ky gjest tregonte se pushteti i tij nuk ishte karrigia, por puna.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Çoheni të gjithë në këmbë kur vjen ai?

Erion Braçe: Ka raste që edhe nuk çohen të gjithë. Për shembull ju u çuat, unë jo.

Donaldi: Rama është piktor apo bojaxhi?

Erion Braçe: Ai tha bojaxhi pardje. Unë kështu e dëgjova.

Romeo: Ditën e fundit, si zv/kryeministër rrëzove karrigen nga inati apo u pengove?

Erion Braçe: Si më pyete ti qëparë. Unë nuk e pashë si karrige. E pashë si punë. Punët e mia mbaruan atje dhe filluan punë të tjera. U rrëzua një karrige dhe vajta në një zyrë tjetër që përgjithësisht është në terren e gjitha. Ai simboli i pushtetit që është karrigia, ishte mirë që të rrëzohej përtokë për të treguar që pushteti im nuk është karrigia por puna.

Donaldi: Ti ike nga një zyrë që ishte më e mirë. A të ka vënë kondicioner te zyra e re?

Erion Braçe: Dje ishte 37 gradë në 8 të mëngjesit. Sot në Çermë ishte 38-39 gradë. Vend për kondicioner nuk kishte. Nëse do ta bësh punën me kondicioner shkon dhe e bën. Po të bësh punën që i duhet njerëzve nuk ke kohë për këto. Më mirë atje me këmbë në tokë.

Romeo: Ose ngre atë karrigen që rrëzove dhe ulesh aty…

Erion Braçe: Dhe natyrisht nuk shikon njerëzit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme