Google ADS

Braçe: Po i rezistojmë një mbylljeje të re

21:18 | 23 Nëntor 2020
Arbresh.info

Zv/kryeministri Erion Braçe i është drejtuar me një apel qytetarëve pasi sot vendi regjistroi shifër rekord viktimash nga COVID-19, dhe një numër të lartë të infektuarish.

Braçe thotë se më e rëndë dhe e vështirë se sot situata s’ka qenë asnjëherë në 9 muaj pandemi.

Ai shton se vendi po i reziston një mbylljeje të re tani, por në dorë e kanë qytetarët duke kufizuar daljet dhe takimet.

STATUSI NGA ERION BRAÇE

ME RENDE E ME VËSHTIRË SE SOT,

NUK KA QENE ASNJËHERË NE 9 MUAJ!

A DO REAGOJMË APO

DO I LËSHOHEMI SËMUNDJES?

Gjithçka e kishim dhe e kemi ende

NE ne dore;

E di qe është e vështirë kështu,

por DUHEN KUFIZUAR PATJETËR

TAKIMET JASHTË SHTËPIE!

Veç punës me masat e njohura te sigurisë-Maske, Distance, Higjiene, çdo gjë tjetër duhet kufizuar;

Kemi refuzuar mbylljen,

Çfarë s’kemi thënë kundër saj,

po i rezistojmë një mbylljeje te re tani,

ama vete, secili prej nesh,

duhet të bëj të tijen:

TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCËN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE,

QENDRA TREGTARE, PAZARE ETJ;

Kështu mbron edhe familjen, prindërit, fëmijët,

te afërmit!

Shihini numrat;

Mosha me e prekur tani është 65-74 vjeç!

Prej nesh qe duhet te kujdesemi për ta,

prej nesh qe hymë e rrime me ore kudo

e përcjellim infeksionin ne shtëpi, tek ta!

PO UA MBYLLIM JETËN PA E MERITUAR ASPAK KËTË QE PO U BËJMË ME HARRESËN NDAJ TYRE,

ME PAPËRGJEGJSHMËRINË TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT!

A e mban dot ketë barre kaq te rende për gjithë jetën?;

E kishim ne dore ti shpëtonim por i vramë për një kafe-muhabet tek klubi i lagjes!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme