I pyetur në lidhje me investigimin e Zërit të Amerikës për blerje të votave nga eksponentë socialistë, Braçe tha se në ato dosje ku ka asnjë fakt që të vërtetojë kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, që të ketë komunikuar me njerëz me të shkuar kriminale.
“Zero. T’u referohemi fakteve, nuk ka në atë dosje ku Dako t’u ofrojë atyre personave lekë për blerje vote. Ma gjeni. Jam mësuar t’i referohem vetëm fakteve. Nuk ka ansjë fjali që t’i referohet. Ma tregoni ku Dako thotë me gojën e tij ke 1 mln lekë për të blerë vota. Të gjithë ata t’u referohen fakteve. Unë nuk e mohoj faktin që në këtë vend është blerë vota”.
Por pyetja që ngre zv/kryeministri është se si nuk ka asnjë deputet të PD apo LSI në ato përgjime, në një kohë kur ka parë me sytë e tij deputetë nga këto forca politike me thasë me para për të blerë vota.
“Si nuk paska një deputet të PD të përgjuar për të blerë vota. Ka deputetë të PD që kanë shitur shtëpinë për të blerë vota. Ka deputetë të LSI me thasë me para për të blerë vota. U kam bërë dëm të madh në territorin e Lushnjës, kam ndjekur pas drejtor burgjesh që kanë hedhur para në kanale vaditëse. Si nuk paska prokuroria nën drejtimin e Llallës një deputet të PD e LSI. Dosja është zbardhur e gjitha. Po ju them nëse gjeni një rast të vetëm ku Dako kan ofruar lekë për të blerë vota ju kërkoj ndjesë juve dhe publikut dhe Vangjushi të përballet me drejtësinë. Ne kemi marrë 78 mijë vota në qarkun e Durrësit.
Basha çohet atje dhe përgojon një grup deputetësh që nuk ka pasur një kriminel me vete dhe nuk ka harxhuar një qindarkë. Kam harxhuar kohë për të ndjekur pas rrugaçët e PD dhe LSI që qarkullonin me thasë me lekë. Unë nuk e mohoj fenomenin e blerjes se e kam vuajtur vetë ne kurriz, dhe do na duhet shumë punë”-tha Braçe. /abcnews.al
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...