Deputeti socialist Erion Braçe ka folur në Kuvend për çmimet e larta të produkteve bujqësore e blegtorale pasi sipas tij në treg ka një abuzim shumë të madh me çmimet që po dëmtojnë drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve por edhe bujqit.
Sipas Braçes, institucionet shqiptare duhet të marrin masa për të ndëshkuar ata që abuzojnë.
“Çmimet, përtej inflacionit që e ka kaluar targetin 3%, në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, abuzim që po ndodh sot në treg me çmimet veçanërisht me ato bujqësore dhe blegtoral, ka efekt, që mbi konsumatorin, po lë stok produktet e buqëve tanë. Patatja që sot në Divjakë shitet me 40 lekë, këtu matanë është me 80 lekë, lulelakra në Divjakë 1.5 lekë këtu shitet me 200 lekë, preshi që në Divjakë shitet me 2.5 lekë aty matanë është 50 lekë, karota sot në Divjakë me 40 lekë, atje matanë më 80 lekë. Ky është abuzim, përtej inflacionit, që po gërryen xhepat e qytetarëve, por që po i sjell dëm kolosal bujqve.
Problem që duhet merret ministra e financave, tatimet, ministria e Bujqësisë për të kontrolluar dhe goditur abuzimet në tregje, fillojini nga tregu agro-ushqimor i Tiranës, monopol i pastër, një gjobë që nuk lejohet të zbatohet sepse ai pronari atje e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe ti mbyllë gojën kujtdo”, tha Braçe./tch/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...