Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Luljeta Bozo, profesoreshë e inxhinierisë, ka kërkuar që të hetohen të gjithë ata persona që kanë dëmtuar pallatet me heqjen e mureve. Sipas Bozos, jo çdo person mund të ndërhyjë si të dojë në ndryshimin e strukturës së një pallati.
“Për qytetet kam një shqetësim real sepse ka struktura që duken shumë mirë, por ka kaq shumë ndërhyrje sa unë nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet më vonë. Ndërhyrjet janë që nga heqja e mureve dhe arkitraut. Kanë ndërhyrë banorët. Këta që kanë bërë këtë dëm duhet të përgjigjen, secili nuk mund të bëjë si të dojë”, tha Bozo.
Edhe sa i përket atyre godinave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, Luljeta Bozo kërkoi nga drejtësia që të veprojë sepse problemet e tyre ishin raportuar më parë.
Më tej, Bozo kërkoi nga administrata që të veprojë më shpejtë dhe larg burokracive, pasi momentin e konsideroi njësoj si “një kohë lufte”.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...