Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq tha sot se Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e vendit të tij në proceset e ardhshme evropiane, pasi rruga e saj evropiane është gjithashtu në interes të Kroacisë.
“Shqipëria është në një fazë kur pret të hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Miqtë tanë shqiptarë e dinë shumë mirë që mund të llogaritin në mbështetjen e plotë të Republikës së Kroacisë, pasi zgjerimi i BE-së, ndërsa plotëson kushtet e kërkuara nga vendet që hyjnë në procesin e negociatave, është në interesin tonë,” tha ministri Bozhinoviq pas Konferencës Ndërkombëtare për Albanologjinë, transmeton agjencia e lajmeve Hina.
Mbështetja e Kroacisë do të vijë veçanërisht në shprehje nga fillimi i vitit të ardhshëm kur Zagrebi zyrtar do të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, shtoi ai.
Bozhinoviq theksoi se Kroacia po bashkëpunon gjithashtu me Shqipërinë për mbrojtjen e kufijve nga migrantët e paligjshëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...