Boshnjakët kanë fituar të drejtën për të mirëmbajtur sistemin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Nga dokumentat konstatohet se gara nuk ka qenë aspak transparente pasi ka marrë pjesë vetëm një bashkim kompanish që janë përkatësisht një shqiptare dhe tjetra nga Bosnja. Kompanitë kanë ofruar 198 mln lekë.
Mirëmbajtja e sistemit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit i është besuar një bashkimi kompanish shqiptare dhe boshnjake.
Tenderi i cili është zhvilluar në mungesë të plotë të garës ka pasur si garues vetëm një bashkim kompanish. të cilat janë shpallur fituese. Oferta e “First”sh.p.k dhe “ATIA”d.o.o, që janë bashkuar në një kompani e kanë fituar tenderin me një ofertë vetëm 1 milionë lekë më të ulët se fondi limit.
Kompania shqiptare “First” ka licensë për Zhvillim, implementim, mirëmbajtje, projektim te sistemeve dhe programeve ne fushën e teknologjisë se informacionit. Por shqetësues mbetet fakti që një kompani e huaj e cila është nga pjesa Serbe e Bosnjës. Në këtë mënyrë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka vendosur që të fusë indirekt serbët në një sistem të rëndësishëm me të dhëna për ekonominë e vendit dhe rrjedhimisht edhe për sigurinë kombëtare.
Bashkimi i kompanive, i cili ka fituar të drejtën për ngritjen dhe mirëmbajtjen do të duhet të marrë të dhëna dhe në gjithë sistemin informatikë shtetëror. Fondi limit i vendosur për vlerësimin e riskut dhe parandalimin e humbjes së të dhënave është 199.9 mln lekë pa TVSH dhe oferta e firmës 198.9 mln lekë. Edhe pse ky ka qenë një tender me rëndësi të lartë për këtë rast ka munguar tenderi ndërkombëtar, i cili do ti jepte mundësi kompanive të njohura në këtë sektor që të bëheshin pjesë e garës./OraNews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...