Ngadalësimi i ekonomisë dhe ecuria e dobët në mbledhjen e të ardhurave kanë vënë nën presion financat e shtetit duke rrezikuar uljen e borxhit publik.
Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vitin e kaluar, borxhi publik u ul me vetëm 0.4 pikë përqindje ndaj prodhimit kombëtar, çka përbën rënien më të vogël në tre vjet.
Sipas Ministrisë së Financave, nga 64.9 përqind e prodhimit kombëtar që ishte në vitin 2018, në fund të vitit të kaluar borxhi i shtetit shqiptar zbriti në 64.5 përqind. në dy vitet e mëparshme, borxhi publik është ulur respektivisht me 3 dhe 3.8 pikë përqindje.
Në vitin 2016, parlamenti miratoi një rregull fiskal, i cili e detyron qeverinë ta ulë borxhin nga viti në vit derisa të zbresë në 45 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Por ndonëse në 2017-ën dhe 2018, borxhi është ulur me ritme të shpejta, vitin e kaluar, rregulli fiskal është vënë nën rrezik, nëse merren parasysh edhe detyrimet e prapambetura që qeveria ka krijuar ndaj biznesit.
Qeveria shpreson se ekonomia do të rigjallërohet këtë vit duke u rritur me 4.1 përqind. Por ky parashikim rezulton optimist nëse krahasohet me projeksionet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare. Sipas FMN-së dhe Bankës Botërore, rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2020 do të luhatet rreth nivelit 3.5 përqind. Kjo paralajmëron se ulja e borxhit do të vazhdojë të jetë e vështirë duke mos i lënë hapësirë qeverisë të japë më shumë para për sektorët kyç si arsimi dhe shëndetësia./TCH
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...