Ditën e enjte, në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta, të cilat do të sjellin ngrica në akset rrugore në pjesën më të madhe të vendit gjatë mëngjesit. Moti parashikohet i kthjellët dhe në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës, deri të dendura.
Në zonën e alpeve, pritet borë e dobët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë 12-17m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -5 deri 5°C
në zona e ulëta -2 deri 14°C
në zona bregdetare 1 deri 15°C
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave të ftohta, të cilat do të sjellin vranësira të dendura në pjesën veriore të tij, e ndërsa në jug kthjellime. Reshjet e dëborës, edhe pse të dobëta , do të përfshijnë vendet si Kroaci, Bosnje Mal i Zi e Serbi./vizionplus/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...