Google ADS

Bordi ul çmimin e karburantit në Shqipëri

12:00 | 31 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Ulet me 6 lekë për litër çmimi i nafës në vend ndërsa ai i benzinës me 1 lekë/litër.

Vendimet e caktuara sot nga Bordi i Transparencës pritet të hyjnë në fuqi pasditen e sotme.

Kështu 1 litër naftë nga sot do të kushtojë 200 l/litri ndërsa benzina zbret në 190 l/litri.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Janar 2023.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 30.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 866, -13 nga data 25.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 891, -56 nga data 25.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107.27 (-0.24 nga data 25.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./abc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme