Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, dha një intervistë për gazetën në anglisht “Albanian Daily News”, ku ka folur për punën e Prezencës dhe situatën në Shqipëri.
Ambasadori Borchardt thekson se, “Prezenca ka vazhduar të zhvillohet paralelisht me vendin dhe puna jonë sot përqendrohet te sfidat dhe përparësitë e qytetarëve dhe institucioneve të sotme. Ndërsa në vitet e para u përqendruam te ndërtimi i institucioneve, aktualisht e vendosim shumë më shumë theksin te funksionimi dhe afrimi i tyre me qytetarët…OSBE-ja e sheh veten sot si partnere e institucioneve shqiptare dhe e shoqërisë civile. Ne përpiqemi të bindim partnerët tonë shqiptarë për rekomandimet tona dhe për standardet ndërkombëtare që përfaqësojmë. Por, vendimet i merr Shqipëria si shtet sovran dhe institucionet e saj”.
“Besoj fuqimisht që shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në kohë dhe me përfaqësimin e duhur të të gjitha partive. OSCE/ODIHR-i po përgatit një mision shumë të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Nëse partitë duan që zgjedhjet të bazohen te një ligj më i mirë zgjedhor – atëherë ato duhet të gjejnë konsensus për përmirësimet. I kemi nxitur prej më shumë se një viti që ta bëjnë këtë gjë. Kemi bërë shumë rekomandime për përmirësime. Mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve; një bojkot vetëm sa do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë. Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegjshme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutis ht”, eshte shprehur Borchardt.
Sipas ambasadorit Borchardt, “ajo që ka ndryshuar sot është që politika dhe shoqëria diskutojnë për kanabisin, dhe që nga viti 2014, policia po e lufton në mënyrë shumë më intensive. Ky është një zhvillim pozitiv. Plantacionet e Lazaratit u shkatërruan në vitin 2014. Vitin e kaluar policia shkatërroi 2,5 milionë bimë kanabis. Ky është sukses – këto bimë do të kishin prodhuar sasi tejet të mëdha marijuane. Por kapjet e vazhdueshme të marijuanës dhe hashashit tregojnë që problemi nuk është zgjidhur. Qeveria ka hartuar një plan veprimi për të luftuar kanabisin, Prezenca e OSBE-së ishte e ftuar për të kontribuuar në këtë plan dhe e dha kontributin e saj. Ne e nxitim qeverinë që të zbatojë këtë plan veprimi me energji”.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...