Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara që vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, për datën 10 janar 2019, disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla.
Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, Ministria e Arsimit njofton si më poshtë vijon:
Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit. Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë. Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...