Bora mbërrin edhe në bregdet

09:33 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Surprizat e motit kanë gëzuar durrsakët, që mëngjesin e sotëm janë zgjuar me reshje bore.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në Durrës ka shtruar bora e parë për këtë dimër. Reshjet e borës janë të rralla në zonat brengdetare në vend dhe nuk shtrojnë por ky është viti i treti rradhazi që në Durrës bie dëborë.

Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe po bien me intensitet ende. Reshje bore ka pasur sot në zonat malore, Dibër e Korçë por edhe në Tiranë kanë nisur por nuk kanë mbajtur, ndërsa Dajti si gjithmonë është mbuluar nga bora.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme