Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas sulmeve me bombë në spitalin e Gazës, ku qindra njerëz humbën jetën.
Duke u thirrur në ligjet e luftës, Rama tha se nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e spitaleve, civilëve dhe ekipeve mjekësore, shkruan Arbresh.info.
“Është thellësisht tronditëse të shoh pamjet e goditur me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra njerëz në masakruan e humbën jetën. Sipas ligjeve po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli dhe objektet e lëvizshme të kujdesit nuk preken. Nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e spitaleve, civilëve dhe ekipeve mjekësore.”, ka shkruar Rama në X.
Deklaratën e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi, Rama e vlerësoi si drithëruese duke shtuar se nuk mjafton për të ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese.
Sipas tij, duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzve.
“Hamasi është një kancer në trupin e njeriut, por kjo nuk është për t’i mbyllur sytë për pamjen e saj të rremë të rëndë të spitalit të bombarduar dhe si për t’u mjaftuar me mua, shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit.”, shkroi Rama.
Ai ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë dhe botës demokratike për Izraelin “e goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit” por shtoi se bota demokratike duhet të jetë po ashtu garanton të vërtetën për qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza.
“Prandaj hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe faji pa asnjë ekuivok i tire është i padiskutueshëm dhe i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzve.”, shkroi Rama./Arbresh.info/
Është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën.
Sipas ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e… pic.twitter.com/PFhfqPdclb— Edi Rama (@ediramaal) October 18, 2023
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën