“Unë kam një fjalë…Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar për këtë flamur, para flamurit të kombit se votën kurrë nuk ta falin, pushtetin mbi votën e vjedhur, kurrë nuk ta njohim. Mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë. Të bëjmë çdo sakrificë që të votohet me dinjitet e liri. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite je treguar armik i fjalës së lirë.
U flet me gjuhë të padenjë gazetarëve vetëm se ata bëjnë punën e tyre. Fjala e lirë do të jetë motoja jonë. Ata që guxojnë ta prekin do të mjerohen. Në këtë shesh, të cilësuan hajdut, vjedhës, po e vërteta është se nuk do të doja të flisja për hajdutë e vjedhës, por më thuaj pak zotrote çfarë mund të të them unë ty, kur sarajet e Surrelit i ndërtove kur kishte 2-3 mijë euro të deklaruara. Një herë thua i kam para emigracione, para të nxjerra nga “Kurbani”. Çdo qindrakë e tyre është hajni. Ti me firmat e tua s’i ke gjë dhjetëshet, ti luan me qindra miliona.
Këto ditë doli se nga 60 mln euro për djegësin e Tiranës, nuk është ndërtuar asgjë, paratë kanë përfunduar në konto pensionistësh. Boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, qytetarët shqiptarë dhe s’e e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenë hoxhistë. Do t’ia presim biletën, dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë. Këtë javë shpresojmë që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëjmë thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë. Të mos ndëshkojnë shqiptarët për Edi Ramën. Edhe pse është errësirë, Edi Rama të na shohë sa jemi.”/abcnews.al/
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...