Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në mbështetje të grevës së pedagogëve, të cilët kanë kërkuar rritje të pagës nga qeveria.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se pedagogët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se ato që gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës.
“Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndëes përzemërsisht të gjithë ata pedagogë, punonjës universiteti e studentë që iu përgjigjën thirrjeve të sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.
Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.
Pedagogë, punonjës e studentë nuk po këkrojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës”, tha Berisha. /abcnews.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...