Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi rrëfeu momentet e arrestimit të tij nga policia, gjatë protestës së 17 majit për prishjen e teatrit.
Abazi tha se ndonëse në shesh ishin të dhunshëm, në komisariat sjellja e policëve ishte ndryshe. Ai thotë se është arrestuar gjatë momentit kur ishte duke folur me megafon në protestë.
“Polici më tha mos më ke gjuajtur gjë më shishe, më tha ne të arrestuam nuk bërë gjë më vjen keq.
Në komisariat sjellja e tyre ka qenë korrekte. Me organizata nxorëm një komunikatë të përbashkët. Pasi shkruajtëm këtë komunikatë kanë ardhur disa qytetarët dhe më janë lutur merrni fjalën se nuk po flet askush.
Morëm fjalën dhe u bë një fjalim njëri pas tjetrit. Në momentin e dytë ishte duke ndodhur një skenë e rëndë, po prishnin teatrin eksperimental para syve tanë. Në atë moment sërish erdhën njerëz, dhe mora megafonin pyeta a jeni dakord që të rrimë, u kthyem nga policia dhe i kërkuam të lirojnë sheshin.
Ndalimi ka qenë me këto taktikat e zakonshme. Kur ti ndodhesh brenda kordonit dhe policia hap një kanal. Më kapën dhe më nxorën nga ana tjetër e kordonit. Një polici më gjuante me grushta në stomak për të trembur”, u shpreh Abazi.
Kreu i VV në Shqipëri tha po ashtu se gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar gjatë orëve të para të mëngjesit të 17 majit policia ka qenë e armatosur.
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote
Marrëdhënia e Drilonit me Sarën nxit debate në shtëpi
Meksikë/ Forcat e sigurisë kanë ndaluar 475,000 emigrantë il...
Ujësjellësi në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit...
Fluksi në pikat kufitare, drejtori i Policisë nga Kakavija: ...
Tjetër fitore e Nottingham Forest, ngritët në pozitën e dytë