Bogdani: Votat u blenë nga krimi

22:58 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Gert Bodani ka komentuar në Twitterin e Presidentit të PPE, Josph Daul. Krahas postimit të Daul Bogdani shprehet se gazetaria investigative ka zbuluar se Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë zgjedhje të lira.

“Gazetaria investigative dhe pergjimet telefonike kane vertetuar tashme qe ne Shqiperi nuk kishte zgjedhje te lira. Blerja e votes dhe krimi i organizuar jane ato qe shkaterrojne demokracine dhe sjellin ne pushtet njerez te papergjegjshem, qe ne kete rast nuk e vrasin mendjen as per Maqedonine e Veriut e as per stabilitetin e Ballkanit Perendimor. EPP gjithmone ka mbeshtetur demokracinë”, shkrun Bogdani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme