Kreu i LIBRA, Ben Blushi, nuk ka qenë i pranishëm në tryezën e partive parlamentare, ndërkohë që kjo forcë politike është përfaqësuar nga Mimoza Hafizi.
Blushi ka sqaruar se mungesa e tij në këtë tryezë vjen për shkak të angazhimeve të tij politike. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi ka sqaruar se për të, më e rëndësishme është takimi me qytetarët e zakonshëm të Shqipërisë, sesa pjesëmarrja në një tryezë ku nuk pritet asnjë zgjidhje. Megjithatë ai ka sqaruar se në këtë tryezë LIBRA do të përfaqësohet nga Hafizi, e cila është aty për të kërkuar standarde zgjedhore.
“PSE NUK JAM NË TRYEZË
Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte. Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarde zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur. Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA është gati. Ne do pranonim çdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim”, shkruan Blushi në FB.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...