Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi thotë se forca politike që ai drejton është e vendosur të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, Blushi thotë se me shumë gjasë PD nuk do të regjistrohet në zgjedhje, duke u zhvilluar kështu ky proces pa opozitën.
“PD nuk regjistrohet në zgjedhje deri të hënën apo të martën. Deklarata e tyre mbrëmjen e sotme, do të thotë se PD-së ju dhanë mundësitë, dhe sipas tyre zgjedhjet do të bëhen, dhe me shumë gjasa do të njihen.
Ndonëse LSI ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, unë mendoj se LSI do të regjistrohet në KQZ. Edhe pse ky do të jetë një koalicion absurd, ata do të bëjnë vetëm për të legalizuar zgjedhjet. Unë do shkoj në zgjedhje.
I shkoj detyrimit kushtetues. Jam i vetmi që nuk kam ndryshuar qëndrim që nga dita ë parë. Rama ka thënë që nuk do ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve, por sot e propozoi një tjetër datë. Tha nuk ka qeveri teknike, por propozoi një gjysmë qeveri teknike”, u shpreh Blushi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...