Kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi me anë të një postimi në Facebook bën me dije se LIBRA do të kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor.
Blushi shkruan se nëse PD nuk hyn në zgjedhje, nuk mundet qe Rama dhe Meta te numërojne votat kundër tyre.
Postimi i Blushit
LIBRA MERITON TË NUMËROJË VOTAT KUNDËR
Nuk e di nëse PD do vijë në zgjedhje apo jo. Por nëse nuk vjen pyetja që lind ështe kjo: kush do i numërojë votat kundër qeverisë? Vete Qeveria? Pra a ka kuptim që Edi Rama dhe Ilir Meta te numërojnë votat kundër tyre?
Kjo ska asnjë kuptim dhe do bëj gjithshka që të mos ndodhë. Rilindja di të numërojë paratë por jo votat dhe ka ardhur koha të dorëzojë numëruesit tek opozita e re parlamentare. LIBRA do kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor. /albeu.com/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...