Protestën e sotme e ka cilësuar si një çrregullim në trafik deputeti socialist Ben Blushi, ndërsa duke folur për kërkesën e opozitës që të kemi një qeveri teknike, ai tha se ne nuk e kemi aktualisht një qeveri politike. Sipas tij, një mënyrë për të shkuar në zgjedhje të reja është duke hedhur në referendum reformën në drejtësi.
“Plani juaj ka dy kërkesa. Qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme, është normale që çdo opozitë ta kërkojë. Por kërkoni qeveri teknike? Pse teknike është qeveria që kemi ne, e kemi. Nuk do ishte mirë as për ju. Doni qeveri më politike se kaq, kjo mazhorancë mos t’ua japi po do ishte më keq për ju. Kërkoni zgjedhje, është normale, kemi kërkuar ne 8 vjet rresht çdo ditë. Po ka një mundësi, e kam vërtetë. Po flitet shumë këto ditë për reformën në drejtësi dhe perceptimi është që ju nuk e doni. Nuk e do PD thonë dhe ndërkombëtarët. Nëse ka një gjë që duhet diskutuar është reforma në drejtësi. Në fakt referendum janë zgjedhjet e parakohshme. Rrugë tjetër për të pastruar politikën nuk ka. Kjo klasë nuk është pastruar me zgjedhje, por të pastrohet nga drejtësia. Pra, reforma në drejtësi qoftë me referendum qoftë me Parlament, mund të jetë mundësi e artë për ta kryer”, tha Blushi.
Duke komentuar protestat e opozitës, Blushi tha se ajo ka dy mundësi, ose të shkojë drejt 21 janarit 2011, ose drejt 14 shtatorit 1998.
“Po të isha anëtar i PD, nuk do shkoja te protesta e PD, jo se jam kundërshtar, po nuk keni asnjë mundësi për të frymëzuar ata që vërtetë duan të protestojnë në Shqipëri. Kjo e sotmja nuk ishte protestë, po çregullim në trafik dhe nuk po e krahasoj me atë para një jave, po ishte si takimi i një muratori të pavarur. E para, e kthyet bunkerin në tallaz. Gjëja më e mirë që bëtë që hoqët teneqet dhe patë ca kishte mbrapa. Ai nuk është vepër arti, dhe ne duhet të ishim më te kujdesshëm për arsye historike. Është njësoj si një shtyllë betoni, ta quash skulpturë. Po nuk është kjo çështja. Atë ditë më kujtuat 14 shtator 1998 dhe 21 janar 2011. Jeni e vetmja parti që dhunoni dhe kur jeni në pushtet dhe në opozitë. Dhe kur ishit në opozitë në 14 shtator i ratë institucioneve, zyrat ku ne punonim u mbushën me plumba, dhe këtu gjysma e deputetëve të PD nuk e mbajnë mend ça ka ndodh. Ishte grusht shteti. Më 21 janar vratë 4 vetë. Pyetja që kam unë: “Ku do shkoni?”. Do shkoni drejt 21 janarit apo 14 shtatorit, nuk keni mundësi të tretë”, tha më tej Blushi. /albeu.com/
Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën...
Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Pari...
Suedia ul nivelin e rrezikut nga terrorizmi
Gjykata e Posaçme shpall masat e sigurisë për 14 të arrestua...
Rrahmani zyrtarisht kampion i Italisë me Napolin – dy ...
Prishtina luan në kualifikueset e Ligës së Evropës – këta ja...