Blushi: Protesta e opozitës qesharake (VIDEO)

11:36 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ka nisur e qetë séanca e sotme parlamentare pasi opozita ka vendosur ta bojkotojë atë pasi vazhdon protestën në ditën e 6-të të saj.

Fjalën në Kuvend e ka marrë Ben Blushi, kryetari i LIBRA-së i cili vetëm pas kohë më parë mori ftesën nga Basha për tju bashkangjitur protestës, por që kjo ftesë mori një përgjigje negative.

Blushi nga foltorja e Kuvendit tregon arsyet përse sbëhet palë me Bashën duke e akuzuar atë dhe kauzat e tij se është e njëjta me protestën e partisë Socialiste në vitin 2010″.

Blushi shprehet se nuk ka qënë pjesë e protestës së PS-së në 2010″ dhe nuk do të bëhet as pjesë e PD-së në 2017 pasi sipas tij ato kanë vetëm një qëllim, pushtetit.

Sipas Blushit të dyja partitë e mëdha të këtij vendi janë në kërkim të “patericës” e cila është LSI pasi pa të nuk munden të vijnë në pushtet.

Është e njëjta situatë para 7 vitesh, nuk kam qënë dhe nuk do të jem pjesë e këtyre çadrave, skam qënë në 2010″ dhe sdo jem në 2017 sepse në Shqipëri funksionon “çadrizmi” metoda për ta shkatruar Shqipërinë ngadalë.

Nevoja për më shumë karrierë ishte qëllimi kryesor i çadrës së 2010″ dhe është e kësaj të 2017-ës./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme