Policia e Elbasanit bllokoi pasditen e djeshme një makinë luksoze pasi dyshohet se është blerë me të ardhura që kanë burim aktivitete të jashtëligjshme.
Bëhet fjalë për një makinë tip “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të një 36-vjeçari nga një fshat pranë Elbasanit.
Bllokimi i makinës është bërë sipas parashikimeve të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Pas këtij veprimi, policia ka nisur hetimin pasuror për 36-vjeçarin për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzën e saj ndaj tij. Deri në këtë moment, makina luksoze do të qendrojë e bllokuar./lapsi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...