Plot 383 kg kanabis sativa dhe 96 kg në formë çokollate janë sekuestruar brenda një autokamperi që u bllokua në Qafën e Gjashtës në Sarandë.
Policia thotë se autokamperi drejtohej nga një turist italian.
Burime të Ora News bënë të ditur se “të nisur nga dyshimet e mjetit agjentët e policisë bënë shoqërimin e automjetit në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner. Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate”
Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli, ndërsa ende nuk ka informacione në lidhje me këtë sasi droge të kapur në Sarandë./opinion/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...